Pas 8 muajve në burg, Jennifer Chollet: Pafajësia fitohet, nuk paguhet

Jennifer Chollet, 39-vjeçarja e lindur në Monako u arrestua në kryeqytet, ku drejtonte një kompani zvicerane investimesh dhe u akuzua e gjykua si bashkëpunëtore e një kamerunasi që tentoi të fusë në Shqipëri 1.2 mln euro të falsifikuara.

Ajo fitoi lirinë pas 8 muajve qëndrimi në qelitë e burgut të grave në Tiranë, pasi të premten Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj saj dhe e deklaroi të pafajshme. Por edhe për Jenifferin, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

“Drejtësia në Shqipëri është shumë e mirë, por është shumë e ngadaltë. Kjo është fatkeqësi, pasi mund të ishte më e shpejtë. Mbase kanë shumë çështje, por them që ata duhet të riorganizohen, ta bëjnë atë më të shpejtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plani i saj më i shpejtë është takimi me familjarët në Monako e më pas rikthimi në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Erdha këtu për të ndërtuar një kompani të madhe. Të krijoj projekte dhe t’i realizoj, pasi mendoj se ky është vend në zhvillim. Takova njerëzit e gabuar, të cilët mbase donin të fusnin para false në Shqipëri, por as dija e as kisha lidhje me këtë. Sigurisht që do të kthehem, e dua Shqipërinë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?