Pas 80 viktimave, nisin kërkimet për të zhdukurit në Greqi

Erërat e forta me shpejtësi më shumë se 100km/h përhapën zjarrin më shkatërrues me të cilin është përballur ndonjëherë Greqia, duke shkaktuar të paktën 80 viktima, 200 të plagosur dhe dhjetra të humbur.

Pas 80 viktimave të raportuar, ka nisur misioni për të gjetur dhjetra njerëz të zhdukur. Një baba raportoi për BBC se i kishte humbur shpresat për të gjetur të bijat deri në momentin që i pa rastësisht në televizor teksa ekipi i shpëtimit i merrte me vete në varkë.

Autoritetet raportojnë se numri i viktimave mund të rritet për aq kohë sa dhjetra të tjerë janë ende të zhdukur shkruan anabel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani një viktimë shqiptarë është konfirmuar, ndërsa dyshohen edhe 5 të tjera. Për më shumë mbi shkaqet e zjarrit, gjendjen e emergjencës dhe debatet në vend mund të klikoni sipër fjalëve me të kuqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas një vendimi të qeverisë, 100 mijë euro do të japë shteti shqiptar në ndihmë të Greqisë, shumë që do të merret nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?