Pas akuzave të PD, Agim Kajmaku jep shenjat e gishtërinjve
Kreu i bashkisë së Vorës i dalë nga votimet një partiake të PS më 30 qershor, Agim Kajmaku, i është përgjigjur kërkesës së prokurorisë për të dhënë shenjat e gishtërinjve, në kuadër të hetimeve që prokuroria ka nisur për të për falsifikimin e formularit te dekriminalizimit.
Prokuroria do të nisë drejt Greqisë letër-porosinë ku do të kërkojë informacione nëse Agim Kajmaku ka dosje penale në këtë vend. Gjurmët e gishtërinjve që ai ka dorëzuar, do të krahasohen me ato të personave që janë arrestuar apo hetuar në vendin fqinj. Sipas dokumenteve të bërë publik nga Partia Demokratike, Kajmaku është arrestuar në vitin 2003 për përdorimin e parave false dhe shpërndarjen e tyre.
Sipas PD-së, në atë kohë ai mbante një pasaportë me emrin Jorgo Toto. Vetëm pasi të vijnë konfirmimet nga Greqia prokuroria do të vendose për fatin e hetimit. Në formularin e dekriminalizimit, Agim Kajmaku ka pranuar se e ka mbajtur me parë emrin e Jorgo Totos.
KOHA JONË SONDAZH

