Pas Annës, në pranga edhe kushëriri grabitës

Policia e Fierit ka arrestuar edhe autorin e dytë të vjedhjes së karburanteve në këtë qytet, pas arrestimit të kushërirës së tij, Anna Malaj. Në pranga ka rënë Emiljano Grembi, 22-vjeç, banues në Belinë të Patosit.

Sipas policisë, Grembi në bashkëpunim me 31-vjeçaren nën kërcënimin e armës gjatë orëve të vona të natës shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh. Dyshja veproi për herë të parë në 2 korrik, ku vodhën 30000 lekë të reja në një pikë karburanti në fshatin Levan. 5 ditë më vonë, më 7 korrik ata tentuan që nën kërcënimin e armës të vjedhin pikë karburanti në Mallakastër por në atë rast u larguan pasi ndeshën kundërshtim nga ana e rojes.

Më 17 korrik, grupi i kushërinjve tentuan të grabisin një karburant në lagjen “1 Maji” në Fier nën kërcënimin e një arme gjahu. Policia sekuestroi një makinë me të cilën dy ata qarkullonin për të kryer grabitjet, një armë gjahu, 6 fishekë dhe 4 targa të falsifikuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj 31-vjeçares dhe kushëririt të saj rëndojnë akuzat “Vjedhje me armë, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?