Pas Asamblesë Kombëtare, Rama njoftim me rëndësi për ministrat

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të mërkurën pasdite, në orën 17:30 Asamblenë e Partisë Socialiste.

E mërkura do të jetë një mbledhje e rëndësishme, pasi vjen në kuadër të një fitoreje të jashtëzakonshme që ka korrur PS në zgjedhjet vendore të 14 majit, por edhe pas zhvillimeve dinamike që ka patur së fundmi në kampin socialist.

Kryeministri do të mbledhë të premten ministrat e kabinetit të tij në një retreat. Vendi i takimit nuk dihet, por Rama do të zhvillojë një analizë të punës pas marrjes së mandatit të tretë qeverisës.

SHKARKO APP