Pas audio-skandalit, gruaja e ish-kryegjyqtarit të Gjirokastrës bën gati padinë për divorc
Tetë ditë pas publikimit të audio-skandalit, ku ish-kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i kërkonte favore seksuale një qytetareje në këmbim të ndikimit për një vendim gjyqësor, atij i vjen një tjetër “goditje”. Gruaja e tij, Razie Boçi ka bërë gati padinë për divorc.
Mësohet se pas publikimit të ngjarjes dhe shkarkimit nga KLD të gjyqtarit, gruaja ka pajtuar një avokati i cili po përgatit procedurat për të kërkuar në gjykatë ndarjen e saj nga bashkëshorti, Guximtar Boçi. Çifti ka dy vajza të rritura, njëra prej të cilave u martua në ditën dhe orën kur në emisionin “Stop” u publikua audio-regjistrimi.
Kjo ngjarje mesa duket ka thyer marrëdhënien mes çiftit Boçi, duke bërë që gruaja t’i drjetohet gjykatës për divorc.
Kërkesëpadia do të dorëzohet në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër, aty ku 3 vjet ishte kryetar Guximtar Boçi, bashkëshorti nga i cili kërkon ndarjen.
Fundjavën e shkuar, pas skandalit, vetë ishkryegjyqtari është shprehur se ngjarja është një sulm ndaj tij, ndërsa ka pohuar se familja i ishte shkatërruar dhe gruaja i kërkoi divorcin.
/BW
KOHA JONË SONDAZH

