Pas Bruçajt, tërhiqet një tjetër kandidat nga gara për kreun e KMSH

Pas Skënder Bruçajt, është tërhequr nga gara për kreun e Komitetit Mysliman Shqiptar, Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH.

Nuk dihet arsyeja se përse Hoxha është tërhequr nga gara vetëm pak orë para zgjedhjeve. Por edhe tërheqja nga gara dje pasdite e kreut aktual, Skënder Bruçaj, ka ngritur dyshime se zgjedhja e pasardhësit të tij po diktohet nga Turqia në bashkërendim më politikën në Tiranë.

Në garë kanë mbetur Ylli Gurra, myfti i Tiranës, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?