Pas CNN edhe revista prestigjoze franceze “Le Figaro”: Vizitoni Tiranën!

Shqipëria gjatë vitit që shkoi ishte kryefjala e turizmit për Europën. Mbi 10 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë.

Ndërsa për këtë viti CNN e ka futur ndër 10 vendet që duhen vizituar në 2024.

Por jo vetëm CNN, edhe mediat të ndryshme europiane shkruajnë për Shqipërinë.

Së fundmi është revista prestigjioze franceze “Le Figaro” që thotë për Tiranën si kryeqytet europian.

“Fantastike nisja e vitit 2024 për Shqipërinë që vazhdon të jetë në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar.

Pas CNN, tani prestigjiozja franceze “Le Figaro” përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Europë mes plazheve të bruzta me rërë të bardhë, qyteteve të lashta historike dhe Vjosës, Parkut të parë Kombëtar të një lumi të egër

127 mijë turistë francezë zbuluan vendin tonë gjatë vitit 2023, duke konsoliduar hartën e tregjeve nga Europa Perëndimore”- shkruan Erion Veliaj.

SHKARKO APP