Pas dështimit me Paktin, Rama takon studentët: E di që nuk iu ka marrë malli për mua
Gjatë takimit me studentët dhe pedagogët, mbi ecurinë e Paktit për Universitetin, Rama theksoi foli për institucionin e Hetimit Tatimor, por asgjë konkrete nga sa premtoi ne dhjetor dhe janar.
“Hetimi tatimor nuk mund të jetë funksional sikur e duam ne, nëse ata që shfaqen te dera për të kërkuar llogari duken si njerëz në kërkim.
Është e pamundur, mua m’u ankua njëherë një shitëse, edhe tha më bëjnë presione. Po anonim të lutëm, tha, i thashë i dua me emra…edhe ajo u bëri një video atyre. Unë nuk e besoja dhe mendova se ishin persona që ishin në kërkim, nuk e besoja dot. Hetim tatimor me ato çantat e vogla me rrip, pantallona të shkurtra, kam pas mbajtur edhe unë por nuk isha hetim tatimor, por piktor.
Tani duam të bëjmë reformë atje dhe të thërrasim ekselentë dhe të bëjmë një zgjerim. E kishim kufizuar te ata që kanë mbaruar këtë vit dhe sivjet, pro e zgjeruam në 4-5 vitet e fundit, dhe nga 375 të punësuarit, 10 ekselentë kanë ardhur nga jashtë shtetit, do të vijnë të tjerë me siguri. Unë bëmë si vendi, se kush mëson më shumë është budalla. Duhet të krijohet Akademia Fiskale” tha ai.
Në takimin me studentët, Rama nuk e kurseu “sinqeritetin” gjatë bashkëbisedimit, duke theksuar se ai ka te gjithe vemendjen mediatike, dhe ata e kane te pamundur te mos e shikojne gjate dites ne televizor.
“Besoj që nuk është se ka njeri këtu në këtë sallë me ndonjë mall për të më parë mua duke mbajtur ndonjë fjalim. Nëse nuk më keni parë në drekë, me siguri me keni parë në mëngjes ose gjatë natës në fjalim. Dhe nëse nuk më keni parë as gjatë natës, dje me siguri më keni parë, kështu që e kam vetëdijen që s’ju ka marrë malli për një fjalim” tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Ai tha se pas protestës së studentëve cdo gjë ka lëvizur përveç xhaketës së rektorit, që sipas Ramës ai vijon që të mos ketë asnjë shqetësim edhe pse pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve është përgjegjësi e rektoratit, bazuar te autonomia.
“Fakulteti mund të ishte ristrukturuar, por fondet mbarten për arsye të mos arsyes që nuk ka lidhje me ligjin, por shpërdorimin e autonomisë, e cila është liri dhe përgjegjësi. Rektori i Tiranës duhet të përgjigjet, pasi e keni zgjedhur ju, por ai rri atje. Është e pabesueshme që në kryeqytetin e një vendi që synonin që të bëhet pjesë e BE-së, universiteti të ketë një problem të tillë.
Është jashtë kësaj bote. Jemi të fundit në rajon për paratë që kemi thithur nga BE-ja si universitete. Nuk kemi pasur kapacitet për të ofruar projektet e duhura dhe garantuar zbatueshmërinë e tyre. Para që nuk dihet nga shkojnë BE-ja nuk jep. Dramatike, që kemi hapur bibliotekën dixhitale, por fakulteti nuk e përdor dhe përse? Nuk e di, ose e di, por nuk po e them për të mos ulur nivelin e bisedës. E vetmja gjë që nuk ka pësuar asnjë lloj lëvizje nga gjithë ajo që u krijua është xhaketa e rektorit të universitetit.
Se ka ndodhur se nuk ka ndodhur protesta, i vetmi që nuk e ka marrë vesh dhe nuk ka asnjë shqetësim dhe rrezik akoma nuk e di se ka ndodhur dhe se ka pasur kërkesa është xhaketa e rektorit. Kjo është pikëpyetje, në radhë të parë për ju si studentë, se nesër do të shkoni prapë në fakultet dhe prapë nuk do të punojë ai. Do të vijë një ditë dhe ju do të shkoni prapë te ministria dhe do të thoni na hiqni rektorin, ndërsa ju e keni aty rektorin. Pakti për Universitetin nuk është program elektoral” tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

