Pas ekstradimit nga Spanja, Lulzim Berisha transferohet në paraburgimin e Durrësit

Pas ekstradimit nga Spanja 6 ditë më parë, ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha është vendosur në burgun e Durrësit, ku do të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve.

Ndaj ish kreut te bandës së Durrësit, Lulzim Berishës GJKKO caktoi masa e sigurisë arrest me burg.

Berisha mbërriti në tokën shqiptare nga Spanja, vend ku u arrestua në dhjetor të vitit 2023, në zbatim të një urdhër-kërkimi ndërkombëtar nga SPAK dhe një vendimi gjyqësor të pazbatuar prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një 1 vit e 3 muaj qëndrim në shtetin spanjoll, ku u gjet me një pamje të jashtme të transformuar dhe me një kartë identiteti bullgare false, ish-kreu i bandës së Durrësit bëri një betejë ligjore për mosekstradim në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë betejë e humbi në shkallën e parë edhe në Apel. Berisha u ekstradua pak ditë më parë nga Spanja. Pasi zbriti në aeroportin e Rinasit ai u shoqërua në masa ekstreme sigurie drejt paraburgimit “313” në kryeqytet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?