Pas finalizimit me Italinë, Rama: Po punohet për njohjen e pensioneve me Greqinë

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria po punon për njohjen e pensioneve me Greqinë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për shqiptarët që kanë punuar jashtë vendit. Rama shpjegoi se njohja e pensioneve është problem i madh për të gjithë ata që kanë punuar jashtë, veçanërisht në Greqi.

”Kur kthehen në Shqipëri dhe shohin pensionin e tyre, shumë prej tyre hasin vështirësi, sepse sistemi i pensioneve në vendin tonë është më i dobëti, sepse nuk ka pasur kontributorë”, tha Rama. Ai shtoi se kjo krijon një boshllëk të madh, pasi aktualisht fondi i pensioneve mbështetet kryesisht tek ata që janë aktivë dhe paguajnë sigurime. Rama theksoi se njohja e pensioneve me Italinë është realizuar, ndërsa tani po punohet për të njëjtën gjë edhe me Greqinë.

”Sfida është njohja e viteve të punës me Greqinë. Ne këtë kemi gurin e fundit të mozaikut. Kjo me Greqinë është e forta fare për shkak se Greqia nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe numri i shqiptarëve është shumë i madh. Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë dhe jam shpresëplotë që do ta arrijmë dhe këtë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?