Pas kaosit tek Kuvendi, protestuesit bllokojnë Bulevardin: Nuk shitet Shqipëria

Protesta që vijon prej 101 ditësh ka hyrë sërish në një fazë tensioni në Tiranë. Protestuesit kanë bllokuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u ulur në rrugë dhe duke vijuar thirrjet kundër qeverisë, mes tyre edhe “Nuk shitet Shqipëria”.

Situata u tensionua më herët, kur protestuesit hodhën vezë dhe domate në drejtim të efektivëve të policisë tek Kuvendi i Shqipërisë. Përplasjet kanë sjellë edhe shoqërimin e disa protestuesve. Sipas të dhënave paraprake, pesë persona janë shoqëruar nga policia.

Pas bllokimit të bulevardit, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë. Përgjatë itinerarit, uniformat blu kanë shtuar praninë dhe masat e sigurisë, duke kontrolluar perimetrin pranë godinës së Kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?