Pas kërcënimit të Veliajt, kthehen 4 pllaka bronxi të Monumentit të Pavarësisë

Pas kërcënimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se kush do të cënojë objektet e kulturës do të ndiqen penalisht, janë kthyer 4 pllaka bronxi nga Monumentit i Pavarësisë. Burime pranë Bashkisë së Tiranës bëjnë të ditur se ditën e sotme në ambientet e Policisë Bashkiake të kryeqytetit janë dorëzuar vullnetarisht disa prej pllakave që janë vjedhur nga objekti i ndërtuar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Vlera e këtyre pllakave kap shifra të konsiderueshme, ndaj kryebashkiaku i Tiranës ka ashpërsuar gjuhën kundër vandalizmit të objekteve historike dhe të kulturës në qytet. Një ditë më parë, gjatë inspektimit të nisjes së punimeve për restaurimin e pavarësisë, kryetari i Bashkisë së kryeqytetit paralajmëroi çdo njeri që vandalizon qytetin se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, do të procedohet penalisht. “Kush guxon të përdorë grafitin, të heqë një tullë, të kryejë nevojat personale poshtë urës, të dëmtojë veprat e artit apo monumentet historike dhe të kulturës në qytet, do procedohet penalisht”, theksoi Veliaj.

Kumbaro: Ka qenë nën varësinë e Bashkisë
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro duke iu përgjiur, ish nënkryetarit të Bashkisë, ka thënë se ky Monument nuk ka qenë asnjëherë në varësinë e Ministrisë që ajo drejton. “Është ndërmarrë me një kontratë të pambyllur. Inagurimi dhe vendosja e Monumentit janë kryer pa mbyllur aspektet juridike dhe financiare të asaj kontrate. Në ndjekje të këtij proçesi, Monumenti ka pësuar dorëzimet sepse duke qenë se nuk është mbyllur kontrata finale për ta kaluar plotësisht në varësi të Bashkisë siç janë zakonisht Monumentet, kjo ka sjellë këtë lloj degradimi”, tha ministrja e Kulturës.
 

SHKARKO APP