Pas kinemasë, banorët e Laprakës së shpejti edhe me Bibliotekë të rikonstruktuar

Pas kinemasë, banorët e Njësisë numër 11 në kryeqytet do të kenë gati edhe godinën e Bibliotekës. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e Bibliotekës së Laprakës, e cila sipas kryebashkiakut Erion Veliaj do të shërbejë jo vetëm si një ambient dinjitoz për lexuesit, por dhe si qendër komunitare për zonën.

“Ka nisur rikonstruksioni i Bibliotekës së Laprakës! Pas kinemasë, tashmë banorët e Njësisë nr. 11, sidomos dashamirësit e librit, së shpejti do të kenë një ambient dinjitoz për të lexuar, që do të shërbejë edhe si qendër komunitare”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.2

Falë aktiviteteve të panumërta dedikuar librit dhe rritjes së numrit të anëtarëve në këtë bibliotikë, Bashkia e Tiranës ka menduar ta kthejë bibliotekën në një atraksion për mbarë komunitetin si një nga bibliotekat e lagjeve më të bukura në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

43

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?