Pas konferencës, zyrtarët e BE-së “e harrojnë” në trotuar Ramën
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Bruksel, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të BE për integrimin e Shqipërisë dhe krizën e pandemisë së koronavirusit.
Menjëherë pas konferencës për media me dy zyrtarët e lartë të BE, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi, kryeministri Rama ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet duke folur në telefon.
Përbri fotos, Rama shkruan “Alo! Ca ka nai gjo anej? Bruksel”.
Nuk dihet nëse “braktisja” e Ramës në trotuar ka të bëjë me mosmbajtjen e maskës nga ana e kryeministrit shqiptar, i cili është dhe i vaksinuar tashmë.