Pas Lefter Kokës kush do të arrestohet në Kupolë?
Ish-ministri Lefter Koka u arrestua. Flitet për një korrupsion të pa dëgjuar deri tani, sepse flitet për afro 480 milionë euro në total.
Ndërkohë ish-ministri Koka ka përfituar si fillim 3.5 milionë euro, por analistët thonë se ai është vetëm “koka e vogël” e korrupsionit në këtë rast. Nuk mund të jepen shuma kaq të mëdha në qindra milionë euro vetëm nga ish-ministri, por ka mbi të emra të tjerë, tregojnë analistët.
Sipas Artan Hoxhës dhe Lorenc Vangjeli do të ketë arrestime në nivele me të larta ose në nivel deputeti apo ministrash.
Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala tha se “SPAK ka nën hetim dhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë, pra janë gati duke u arrestuar. Zyrtarë të niveleve të lartë, ministra dhe deputetë. Janë dy inceneratorë të tjerë që nuk janë prekur. Janë duke u hetuar. Po të shihni sot varësit e zotit Koka, ata janë deputetë të Kuvendit. Nuk është peshku i madh Lefter Koka. Ai ka qenë ministër i Mjedisit, si autoritet, që firmoste kontratat e koncensionit, Por shumat e parave, lidhjet e biznesmenëve me zyrtarët, zoti Koka është pjesë e një afere shumë të madhe. Eshtë goditje e SPAK që duhet përgëzuar. Nëse ngelet në këtë nivel, është goditje gjysmake. Është maja e ajsbergut.”, tha Lala.
Ky është hetimi më i madh i bërë deri tani nga SPAK.
KOHA JONË SONDAZH

