Pas lirimit nga burgu nuk pati asnjë denoncim për Kasemin

Josif Shtëmbari, drejtor për krimet në Policinë e Shtetit i ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare” tha se prej muajit dhjetor të vitit të shkuar nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me ish-bashkëshortin e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi, Fadil Kasemi.

Pjesë nga biseda:

Shtëmbari: Kjo ngjarje është analizuar menjëherë pas ndodhjes se çfarë mund të kishim bërë më mirë për ta parandaluar. Me këtë ngjarjes, policia është njohur që në muajin mars 2015. Viktima është paraqitur në komisariat ku ka denoncuar për dhunë në komisariatin nr.4 ish-bashkëshortin, i cili është shpallur në kërkim. Janë kryer të gjitha veprimet procedurale për parandalimin e kësaj ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në muajin qershor është kapur nga policia me armë pa leje në flagrancë. Prokuroria i ka kërkuar gjykatës të dënohet për armëmbajtje pa leje. Autori është dënuar me 3 vjet heqje liria dhe në 2016 ka përfituar nga amnistia. Nga dhjetori i 2016-s nuk ka pasur asnjë aktivizim për vepra penale apo për dhunë ndaj bashkëshortes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tare: A mbahen në monitorim kur lirohen nga burgu?

Shtëmbari: Mbahen nën kontroll kur ka informacione kriminale apo tendenca. Nuk kemi pasur asnjë lloj informacioni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?