Pas masakrës zgjedhore, Rama mbledh Asamblenë Kombëtare të premten

Pas masakrës që po i bën zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit me ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës së Shqipërisë, duke mos lejuar lista të hapura të kandidatëve apo duke eliminuar partitë e vogla si dhe duke hequr të drejtën e partive të grupohen në koalicione parazgjedhore, Edi Rama tashmë i mbetur i vetëm përballë të gjithëve, qoftë edhe ndërkombëtarëve të cilët “i preu në besë” me mos zbatimin e marrëveshjes së 5 Qershorit që u përshëndet që nga Sekretari i Shtetit dhe deri tek vendet më të fuqishme të BE-së, lajmëron mbledhjen e një strukture partie për të ndarë direktivat për organizimin në terren të fushatës zgjedhore.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e premte, më 9 tetor.

Mbledhja e Asamblesë së PS do të nisë në orën 15:30 dhe do të zhvillohet tek Amfiteatri te Kodrat e Liqenit Artificial, ndërsa në fokus do të jenë koordinimet brenda partisë lidhur me zgjedhjet e 25 prillit 2021.

SHKARKO APP