Pas mbledhjes së Kryesisë, Rama foto me djalin e Soros
Djali i miliarderit të njohur George Soros ka ardhur sot në Tiranë, ndërsa pak më parë ka postuar një foto me kreyministrin Rama.
Aleksandër Soros shkruan krah fotos se ka vendosur të rikthehet në ‘Shqipërinë e bukur’ për të takuar Ramën dhe për të diskutuar me të për bashkëpunimin rajonal, përparimin ekonomik dhe gjithëpërfshirës mes vendeve.
“E mrekullueshme të kthehesh në Shqipërinë e bukur për të takuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me perspektivat për bashkëpunim rajonal, përparim ekonomik dhe gjithëpërfshirës”, shkruan Aleksandër Soros.
Më herët, gjatë ditës së sotme djali i Soros ka postuar dhe një foto nga Sheshi Skënderbej në Tiranë, ndërsa ka shkruar se për të ai është sheshi më i preferuar në botë.
KOHA JONË SONDAZH

