Pas mesazhit të Xhafajt, krimet hetojnë fisin Çapja për trafik droge
Para 7 muajsh, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, paralajmëroi goditjen e të gjithë grupeve të cilësuara kriminale në qytetin e Elbasanit, që prej kohësh ka qenë një shqetësim për uniformat blu.
Duke përmendur me emër Çapajt e Çelajt, dy fiset e ashtuquajtura të fortët e Elbasanit, Xhafaj tha se ata nuk mund të përfaqësojnë një komunitet të tërë, ndaj paralajmëroi përgjigje para drejtësisë nësë rezultojnë të përfshirë në veprimtari kriminale.
”Unë di që ata që i quani ju jo Çapja, Çelajt nuk mund të simbolizojnë këtë komunitet njerëzish me vlera si Elbasani. Ata dhe të tjerë që janë përfshirë në vepra kriminale të jeni të sigurtë që në momentin më të përshtatshëm do të marrin ndëshkimin e merituar”,-tha Xhafaj më 26 dhjetor 2017.
”Forca e Ligjit” po verifikimet e pasurisë për shumë grupe kriminale në vend. Kjo Task-Forcë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda prej muajsh kanë zbritur në Elbasan.
”Shqiptarja. com”, shkruan se prokuroria e Krimeve të Rënda po kalon në “sitë” pasuritë e Çapjave dhe disa personave të tjerë. Bëhet fjalë për hotele, vila dhe toka, të cilat po verifikohet nëse e justifikojnë burimin e të ardhurave.
Dokumenti i cili mban datën 30 maj 2018, tregon se hetimi pasuror ka filluar prej muajsh dhe se tashmë po mblidhen të dhënat për çdo pasuri që kanë këta persona në Elbasan, por edhe në qytetet e tjerë. Hetimi pasuror për familjet në Elbasan, vjen në një kohë kur Ministri I Brendshëm Fatmir Xhafa është shprehur se do të goditen të gjitha grupet kriminale, jo vetëm në Elbasan por në të gjithë Shqipërinë.
Verifikimi pasuror ka nisur me indicie të “Task-Forcës”, por edhe për faktin se nga të dhënat paraprake ka rezultuar se familja Çapja në disa prej bizneseve të saj ka dalë me humbje, ndërkohë që mendohet se fitimet kanë qenë shumë të mëdha.
Mes personave që po i verifikohet pasuria janë:
Arian Çapja
Florenc Çapja
Bledar Muça
Enver Çapja
Fejzullah Çapja
Erion Çapja
Vladimir Çapja
Ermira Kushi
Ymer Koseni
Sajmir Serjani
Fatmir Koseni
KOHA JONË SONDAZH

