Pas Metës, edhe Sali Berisha flet kundër kreut të SPAK-ut: Populli do ti tregojë vendin

Pas Ilir Metës, edhe Sali Berisha sulmoi këtë mbrëmje kreun e SPAK, Altin Dumanin. Berisha duke u fokusuar tek dosja 5D akuzoi Dumanin se nuk ka vepruar njësoj kundër zyrtarëve të përfshirë.

“Altin Dumani ka dy standarde, një standard e ka për Ramën dhe Veliajn, tjetrin e ka për kujt t’i vijë radha. Kështu, çka nuk ndodh kurrë vetëm me Dumanë dhe Zamanë, tre anëtarë të vlerësimit të ofertave bëjnë të njëjtat shkelje. Bëjnë të njëjti mashtrim. Të njëjtin falsifikim. Njëri arrestohet, dy të tjerë ndiqen në gjendje të lirë. Hajde Daman hajde. Populli do të tregojë vendin ty.

Julian Zanaj dhe Albano Janku, nuk preken paçka se kanë firmosur të njëjtin dokument, të njëjtin mashtrim si Taulant Tushaj, por meqë ai ishte në burg për një çështje tjetër, i pret atij fletëarresti për t’u tallur me qytetarët shqiptarë, kurse Albanos dhe Julian hajdutit nuk u pret fletëarresti, por i ndjek në gjendje të lirë. Vetëm zemërimi juaj është zgjidhja. Vetëm guximi juaj është zgjidhja.

Të dashur miq, kjo dosja 5D, që keni dëgjuar ju, kjo përbën vetëm 1 përqind të vjedhjeve të Erion Veliajt dhe bandës së tij në bashki, sepse Skrapi i partisë ka marrë në shqyrtim vetëm dosjet me dëmet më të vogla. Me fonde më të pakta. Kurse dosjet e fondeve të mëdha, që shkojnë të mbledhura në qindra milionë, Skapi i amniston sepse është brenda vetë i korruptuar nga Erion Veliaj dhe banda e tij”, tha Berisha.

SHKARKO APP