Pas mitingut të triumfit, Kryemadhi: Mijëra të rinj ndezën fitoren e LSI më 25 prill (VIDEO)

Një ditë pas mitingut madhështor, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë me një mesazh për shqiptarët. Përmes një video të publikuar në facebook, Kryemadhi shprehet se ka një falënderim për të gjithë të rinjtë që ndezën dje në sheshin ”Nënë Tereza”, fitoren e madhe më 25 prill.

Teksa i bën thirrje që të votojnë numrin 6, ajo shprehet se mitingu i ditës së djeshme ishte i jashtëzakonshëm e se ngjyra e kuqe e partisë depërtoi te të gjithë të pranishmit.

Ngjyra e kuqe e flamujve të LSI-së ishte në ngjyrë dashurie që depërtoi. E di që është e vështirë me ju komunikimi përmes mediave të cilat i ka uzurpuar rilindja, por shpërndani videon, shpërndani mitingun”,-thotë Kryemadhi në video.

Mesazhi i plotë 

Të dashur miq dua ta nis sot ditën, duke falënderuar të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Tiranës, të gjithë burrat dhe gratë që ishin dje në shesh edhe pse ditë më shi, ata ishin aty. Energjia, entuziazmi ishin burim frymëzimi. Unë ju jam shumë mirënjohëse por edhe 2 ditë na kanë mbetur deri më 25 prill. Të mos ndalemi. Atë energji, atë pozitivitet, atë dashuri që buron nga zemra ta shpërndajmë në çdo shtëpi, derë me derë, me miq dhe e shokët tanë.

Takimi i dijshëm i Tiranës ishte i jashtëzakonshëm, ishte një energji e jashtëzakonshme, ngjyra e kuqe e flamujve të LSI ishte një ngjyrë dashurie cila depërtoje në zemrat e të gjithëve jo vetëm që ishin aty po edhe të qindra e mijëra që na shijonin në rrjete sociale.

E di që është i vështirë komunikimi me ju nëpërmjet mediave të cila i ka uzurpuar Rilindja por mos ndaloni shpërndajeni videon, shpërndajeni mitingun shpërndani emocionet që kaluar dje aty, mos ndaloni trokisni derë me derë sepse ndryshmi ka ardhur.

Më 25 prill mos harroni kërkoni votën për LSI, të votojnë numrin 6 dhe të keni kujdes mos nxjerrin votën e pavlefshme.

SHKARKO APP