Pas një viti e gjysmë pezullim, rikthehet kontrolli mjekësor bazë
Pas një vit e gjysmë pezullim nga pandemia e koronavirusit, rikthehet kontrolli mjekësor bazë i njohur ndryshe si Check Up.
Nga 1 shtatori ky shërbim ka nisur të funksionojë pranë çdo qendre shëndetësore për grup-moshat 35- 70 vjeç.
Në javën e parë, më të interesuarit për kryerjen kontrollit janë qytetarët të cilët e kanë kaluar Covid-19 dhe sot thonë se vuajnë ende pasojat e tij.
Sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni, diabeti dhe problemet e shëndetit mendor dominojnë tek personat që kryejnë kontrollin bazë.
Pas një viti e gjysmë mungese, të tjerë qytetarë kanë nisur planifikimet për check-up-in.
Për të kryer check–up, qytetarët më parë duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes për të planifikuar analizat përkatëse.