Pas një viti në krye të RCC, Bregu: Lidhja e fuqizimi i të rinjve, model i ri konkurrues

Një vit në rolin e sekretares së përgjithshme të Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, bën një rezyme të arritjeve të kaluara dhe sfidat e së ardhmes. Bregu thekson në video-mesazhin e saj se të rinjtë dhe teknologjia do të arrijnë që të sfidojnë ndasitë mes rajonit dhe të çojnë përpara rrugën drejt pajtimit. “2020-n do ta nisim me një qasje rajonale për të mbështetur idetë inovative e kreative të të rinjve,-start up. Lidhja e fuqizimi i të rinjve përmes modeleve të bzinesit që koha imponon sot, do të sfidojë normat e ndasistë, duke sjellë shpresoj një model të ri, konkurrues, të mençur, mbi zhvillimin e kapaciteteve dhe promovimin e aftësive të të rinjve”.

Postimi i plotë

E fillova mandatin tim një vit më parë pa optimizëm të tepruar, por me besim dhe gati për t’iu bërë ballë vështirësive, duke e ditur që ky do të ishte një mision jo i lehtë mes rrymave të rrëmbyeshme ekonomike, sociale dhe politike, -besimplotë gjithashtu që “interesi ynë i përbashkët qëndron përtej dallimeve dhe kufijve gjeografikë” Në fund të këtij viti, kam disa ndjesi. Jam e kënaqur që gjatë vitit që po lëmë pas, bashkëpunimi rajonal funksionoi, edhe pse nen stres. Arritëm që të gjashta ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të nënshkruanin një marrëveshje të re për “roaming”,”Fol si n’shpi” duke ulur cmimet e deri në 90% e duke hapur rrugën për një Ballkan me Zero tarifë roaming në 2021.

Në qendër të vëmendjes vendosëm potencialin e mrekullueshëm që kanë gratë e rajonit. Sa shumë dashuri e kujdes tregojnë ato për të kapërcyer hallet e vështirësitë! Janë historitë e tyre që na bëjnë të gjithave jo vetem më të forta, por edhe kokëforta që “WE” të vazhdojë me projekte konkrete për fuqizimin ekonomik të tyre në të gjithë rajonin. Mos u habisni, por rikthimi i grave në tregun e punës dhe fuqizimi ekonomik i tyre janë celësi për zhbllokimin e potencialit ekonomik të rajonit. Vitin që vjen RCC dhe UNDP do të nise projektin për të nxituar gratë e vajzat e reja të studiojnë e punojnë më shumë në teknologji, shkenca ekzakte inxhinjeri e informatikë psh. Jam e sigurtë që rrezja e dritës që do të depërtojë hijet e reve e që do ta pajtojë rajonin, është rinia.

2020-n do ta nisim me një qasje rajonale për të mbështetur idetë inovative e kreative të të rinjve, -start up. Lidhja e fuqizimi i të rinjve përmes modeleve të bzinesit që koha imponon sot, do të sfidojë normat e ndasistë, duke sjellë shpresoj një model të ri, konkurrues, të mençur, mbi zhvillimin e kapaciteteve dhe promovimin e aftësive të të rinjve. Bashkë me World Economic Forum në një bashkëpunim superambicioz, për herë të parë do të ngremë Acceleratorin për biznesin e konkurrueshmërinë në Ballkan! Të gjithë jemi të shqetësuar për kërcënimet hibride të sigurisë që i kanosen Ballkanit Perëndimor: që nga terrorizmi e deri tek siguria kibernetike dhe keqinformimi.

SHKARKO APP