Pas një viti të vështirë, Durrësi ndez dritat e festave
Pas një viti tejet të vështirë, Durrësi ka ndezur dritat e pemës së festave të fundvitit duke përcjellë atmosferën festive dhe dëshirën e rimëkëmbjes sa më shpejt nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia që ka paralizuar pjesërisht shumë sektorë të jetës ekonomike dhe social-kulturore të qytetit dhe banorëve të tij.
Më shumë se çdo vit tjetër qendra e qytetit dhe rrugët që të çojnë drejt saj janë zbukuruar me drita dhe dekorime festive që, sipas bashkisë, dëshmojnë se jeta është më e fortë se gjithçka dhe se Durrësi nuk rrëzohet kurrë.
Megjithatë mëngjesin e së dielës banorët e Durrësit u përballën me lëkundje sizmike që tronditën sërish sigurinë për jetën e pronën te shumë qytetarë.