Pas paketës anti-KÇK, Komisioni i Ligjeve rrëzon edhe dekretin e Metës për ligjin për pronat

Shtetërrethimi i vendosur nga koronavirusi nuk ka ndalur përplasjet mes mazhorancës dhe Presidentit.

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar edhe dekretin e Presidentit Meta për ligjin për pronat.

Sipas Presidentit Meta, ligji për pronat cenon parimin e sigurisë juridike dhe bie ndesh me depozitat kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta ktheu ligjin për pronat me arsyetimin se rrezikon të krijojë trnsion kushtetues dhe nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në argument, Kreut i Shtetit shton se në draft nuk ka afat për kompensimin e pronarëve që toka u merret nga ndërtimet informale, si dhe nuk ka dëmshpërblim të drejtë për banesat që shemben.

Komisioni i Ligjeve rrëzoi më herët dekretin e Presidentit Meta për aktin normativ të njohur si paketa anti-KÇK.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?