Pas PD, edhe PS depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje

Pas PD, edhe PS-ja depozitoi pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kërkesa është firmosur nga kryetari i kësaj partie, Edi Rama së bashku me deklaratën e angazhimit solemn që e kërkon Kodi Zgjedhor.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri tani kanë depozituar kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhje 13 parti politike përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partitë politike kanë afat për të kërkuar të regjistrohen si subjekte zgjedhore deri në datën 25 shkurt 2025.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?