Pas përdhunimit 17 vjeçarja nga Lezha i shpëton trafikimit, një në pranga
Arratisja nga tutorët ka shpëtuar një 17 vjeçare nga trafiku për prostitucion, në Kosovë. Vajza me iniciale V. J nga Lezha denoncoi ngjarjen në polici, duke sjellë për pasojë arrestimin e 33- vjetarit, Krenar Shabani, si dhe shpalljen në kërkim të një 26- vjeçari. Referuar denoncimit në polici e mitura u shpreh se dy personat e lart-përmendur kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe më pas e kanë dërguar atë tek një e afërme e tyre që banonte tek Instituti Bujqësor në Tiranë. Ata kishin për qëllim trafikimin e saj drejt Kosovës. Vajza nën moshë ka përfituar duke u largua menjëherë, gjatë kohës që ishte planifikuar trafikimi i saj, dhe është paraqitur në polici. Kësisoj është bërë arrestimi i njërit prej agresorëve të së miturës dhe po punohet edhe për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
KOHA JONË SONDAZH

