Pas pezullimit nga Gledis Nano, nënkomisarja simpatike e Elbasanit kundërpërgjigjet: Mua më ndal veç plumbi! (VIDEO)
Nënkomisarja e Elbasanit, Anisa Kostani e cila është e pezulluar për shkak të gjuhës ofenduese që përdori në një shkrim ndaj gazetarëve, ka reaguar sërish.
Ishte sot drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano që e pezulloi nga detyra deri në hetimin e plotë të ngjarjes.
Anisa Kostani duke iu përgjigjur indirekt vendimit, pra se nuk don t’ia dijë fare, ka futur një kengë ku thuhet se “mue me ndal vetëm plumbi…”.
Ajo ka hedhur një story me këngën e reperit “Unikkatil” në sfond. Kënga është gati 4 minuta e gjatë, por ajo ka nxjerrë vetëm pjesën e tekstit ku ndër të tjera, reperi thotë se e “ndalte veç plumbi”.
Siç duket nënkomisarja duhet të ketë shumë siguri te dikush “lart” derisa sfidon edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë.
Në foto: Nënkomisarja e policisë Anisa Kostani
Në foto: Statusi i nën komisares që e solli pezullimin e saj sot