Pas Policisë, edhe Garda me uniforma të reja

Pas uniformave të reja të Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme po përgatit edhe një tender për uniformat e Gardës së Republikës.

Siç konfirmon ‘Shqiptarja.com’ në këto uniforma janë të përfshira dhe qepja e gradave të reja dhe emrit të efektivit e Gardës së Republikës, ku në dokumentacion specifikohet që shkronjat të mos fshihen gjatë përdorimit të uniformës.

Pranimi i të gjithë sasisë të përcaktuar në kontratë dhe të dorëzuar në magazinën e porositësit do të bëhet vetëm në bazë të rezultateve që do të merren gjatë procesit të kolaudimit për të gjithë sasinë e produktit të gatshëm të dorëzuar në magazinë.

Teknikisht, kolaudimi do të bëhet mbi bazën e rezultateve të flet-analizave laboratorike  të lëshuara nga institucione të autorizuara,kryerjen direkt të matjeve dhe provave fizike të mostrave përfaqësuese të sasisë së mallit të dorëzuar dhe krahasimin e të gjitha këtyre rezultateve me kërkesat dhe të dhënat teknike të këtij specifikimi teknik,kampionit të ofruar dhe modelit të miratuar.

Ngjyra e gërmave nuk duhet të fshihet gjatë provës të fërkimit në të thatë dhe në të njomë me një  copë të  bardhë. Uniformat duhet të jetë simetrike në të gjithë elementët e saj.

SHKARKO APP