Pas protestës në Tiranë, Tabaku shkon të takojë të arrestuarit

Një ditë pas protestës së zhvilluar në kryeqytet, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është paraqitur në Bllokun e Sigurisë për të takuar personat e arrestuar pas tubimit.

Tabaku, e cila drejton edhe Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ka shkuar pranë ambienteve ku mbahen të ndaluarit, në një kohë kur vëmendja publike është përqendruar te veprimet e Policisë pas protestës.

Gjatë tubimit të studentëve dhe të rinjve u shënuan tensione dhe përplasje me efektivët e Policisë, ndërsa u raportua edhe për persona të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani, nuk ka detaje të tjera mbi takimet e zhvilluara nga deputetja, ndërsa ajo nuk ka bërë ende publike ndonjë deklaratë lidhur me vizitën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?