Pas rastit në BOOM për shoqërimin e Konit, Manjani: Shtet policor!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke reaguar mbi denoncimin e emisionit BOOM në Ora News të shoqërimit në polici të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni e konsideron abuzim me ligjin nga ana e policisë.

Sipas Manjanit, shoqërimi bëhet vetëm në kushtet emergjence nga një reagim i dhunshëm ose mbi baza reale. “Rastet e abuzimit po shtohen, madje edhe ndaj autoriteteve publike.

“Ky lloj abuzimi me ligjin po synon ne thelb të vendosë fuqinë e Policisë mbi çdo autoritet tjetër!!! Ky nuk është shtet ligjor, por policor!”, thotë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë i Manjanit: 

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shoqërohet në Polici, pa asnjë shkak, Rektori i Universitetit të Tiranës”- raportoi emisioni Boom në Ora News dhe lajmet.

Vetë Rektori e konfirmon këtë gjë.

———–

Nuk e di se çfarë duhet të ndodhë tjetër për të kuptuar abuzimin e Policisë me ligjin!

Shoqërimi në Polici, sipas Ligjit për Policinë e Shtetit dhe Kodit të Procedurës Penale, bëhet vetëm në bazë të një arsyeje reale, pra në kushtet e një emergjence nga reagimi i dhunshëm ndaj policisë, ose në kushtet e flagrancës ose në bazë të një vendimi gjykate apo urdhri të Prokurorit.

Çdo veprim tjetër jashtë këtyre rrethanave është abuzim me ligjin!

Policia nuk është organ zyrash, por terreni. Verifikimet janë plotësisht të mundshme të bëhen në terren.

Rastet e abuzimit po shtohen, madje edhe ndaj autoriteteve publike.

Ky lloj abuzimi me ligjin po synon ne thelb të vendosë fuqinë e Policisë mbi çdo autoritet tjetër!!!

Ky nuk është shtet ligjor, por policor!

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=346892455755201&id=100013033472627

BOOM: Ja e vërteta e shoqërimit të Rektorit Mynyr Koni në polici(Emisioni i plotë, 20 shtator 2017)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?