Pas rreshjeve të borës situata në Juglindje paraqitet…

Situata e rreshjeve të borës në juglindje nuk ka krijuar problematika sa i përket qarkullimit. Të gjitha akset nacionale janë të hapura dhe nuk ka bllokim të rrugëve. Trashësia e dëborës në fshatin e Dardhës dhe Voskopojës ka arritur deri në 7 cm, ndërsa borëpastrueset kanë bërë të mundur hapjen e rrugës drejt këtyre fshatrave gjatë natës.

Turistë të shumtë mësohet se janë nisur kryesisht nga Tirana drejt Korçës, pasi qarkullimi ka qenë pak i rënduar pasditen e djeshme, e kjo për shkak se vizitorët pëlqejnë juglindjen me borë. Dardha e Voskopoja janë dy fshatrat turistikë që vizitohen nga turistët, dhe preferohen jo vetëm për natyrën dhe asetet që ofrojnë, por edhe për gatimet tradicionale në stinën e dimrit, me në krye lakrorin me dy petë.

Edhe qyteti i Korçës u zbardh për disa minuta nga bora, por me një intensitetit të ulët të rreshjeve. Rreshjet e borës nuk janë më prezente këtë mëngjes në juglindje, ndonëse temperaturat janë të ulëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa ju përket problemtikeave të krijuara mund të përmendim: Fshati i Çlirimit në Kolonjë është pa energji elektrike prej një ore; Në Dardhë nuk lejohen mikrobuset; Dushar e Zerec ka dalë përroi e rënie shkëmbinjsh. Në Mashkullorë bora ka arritur 25 cm dhe po punohet për hapjen e rrugëve. Në Dardhas, Proptisht e Velçan rruga është e kalueshme vetëm me zinxhirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çërrava dhe Dardhasi në Pogradec kanë pasur probleme me energjinë elektrike

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?