Pas Salianjit, një tjetër ish-deputet i PD-së merret i pandehur
Gjykata ka kaluar për gjykim dosjen penale në ngarkim të ish-deputetit demokrat, Klevis Balliut, dhe banorëve të Unazës së Re Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj, Seit Hajderas dhe Elton Skënderi.
Akuzat që rëndojnë mbi këta persona janë “kundërshtim i forcave të policisë” dhe “tubim i paligjshëm”.
Kujtojmë se pak muaj më parë, konkretisht në Dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për ish deputetin Ervin Salianji, për çështjen Babale, dhe masa do të ekzekutohet në burg, pasi ka rënë kërkesa e Prokurorisë për ta konvertuar në “shërbim prove”.
Gjykata ka vendosur të dënojë me 1 vit burg ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji me akuzën “kallëzim i rremë”, ndërsa çështja është dërguar në Apel.