Pas Salianjit, një tjetër ish-deputet i PD-së merret i pandehur

Gjykata ka kaluar për gjykim dosjen penale në ngarkim të ish-deputetit demokrat, Klevis Balliut, dhe banorëve të Unazës së Re Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj, Seit Hajderas dhe Elton Skënderi.

Akuzat që rëndojnë mbi këta persona janë  “kundërshtim i forcave të policisë” dhe “tubim i paligjshëm”.

Kujtojmë se pak muaj më parë, konkretisht në Dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për ish deputetin Ervin Salianji, për çështjen Babale, dhe masa do të ekzekutohet në burg, pasi ka rënë kërkesa e Prokurorisë për ta konvertuar në “shërbim prove”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata ka vendosur të dënojë me 1 vit burg ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji me akuzën “kallëzim i rremë”, ndërsa çështja është dërguar në Apel.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?