Pas shazllonave, u vihet shiriti 11 hoteleve në jug
Nëntë hotele kanë vijuar aktivitetin në zonat bregdetare të jugut pa u regjistruar në organet tatimore. Ky është rezultati i kontrollit të detajuar dhe verifikimeve që Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor, ka bërë në Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi etj.
Në një njoftim për shtyp të kësaj Drejtorie, mësohet se 4 prej këtyre hoteleve janë në Ksamil, tre hotele janë në Himarë, një tjetër në Potam dhe një tjetër në Sarandë.
Këtyre hoteleve u është bllokuar aktiviteti deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
Dy hotele në Ksamil u është bllokuar ushtrimi i aktivitetit për 30 ditë kalendarike për shkak të moslëshimit të kuponit tatimor për herë të dytë.
KOHA JONË SONDAZH

