Pas SHBA e Italisë Ilir Meta mbyll takimet zyrtare edhe në Gjermani

 

Ilir Meta mbylli takime të rëndësishme në pak ditë.Fillimisht në SHBA ku u prit nga personalitetet me të rëndësishme në shtetin me të fuqishëm të botës dhe më pas në Itali. Ndërsa dje mbylli edhe takimet në Gjermani. Interesant mbetet fakti që numri dy i Shtetit  Ilir Meta bëri vizita të rëndësishme në trekendeshin Washington-Romë-Berlin. SHBA-ja e Gjermania janë, e para supërfuqia e botës, dhe e dyta supërfuqia e Europës, kurse Italia shteti -avokat i Shqipërisë në BE.

Kryetari i Kuvendit,Ilir Meta takohet me Zv. Presidentin e Parlamentit Gjerman, Johannes Singhammer, Kryetarin e Komisionit Parlamentar të   Mbrojtjes,  Wolfgang   Hellmich   si   edhe   Sekretarin   Parlamentar   të Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Ralf Brauksiepe . Gjatë vizitës së punës në Berlin, Kryetari i Kuvendit zhvilloi edhe tre takime të rëndësishme me personalitete të politikës gjermane. Takim   me   Zv.   Presidentin   e   Parlamentit   Gjerman,  Johannes Singhammer    Meta   u   prit   në   një   takim   nga   Zv.Presidenti   i   Parlamentit   Gjerman,   z.Johannes   Singhammer   me   të   cilin   diskutoi   për   marrëdhëniet   mes   dyparlamenteve dhe forcimin e tyre të mëtejshëm. Meta   e   informoi   bashkëbiseduesin   për   ecurinë   e   reformave   në   vend, konsensusin e arritur për procesin e dekriminalizimit dhe ecurinë pozitive të reformës në drejtësi. Meta   theksoi   se   Shqipëria   është   e   vendosur   të   përmbush   të   gjitha rekomandimet e Progres Raportit te Komisionit Evropian dhe se shpreson që vitin e ardhshëm të hapë negociatat për anëtarësim. Singhammer vlerësoi angazhimin dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të ecur përpara   në   rrugën   e   integrimit   Evropian   dhe   se   Gjermania   do   të   jetë   një mbështetje e palëkundur e këtij projekti . Singhammer gjithashtu theksoi rëndësinë që ka parandalimi i emigracionit të paligjshëm dhe mundësitë që ekzistojnë për punësim të ligjshëm përmes arsimimit profesional të të rinjve shqiptarë.

Takim me Kryetarin e Komisionit Parlamentar te Mbrojtjes, WolfgangHellmich. Kryetari i Kuvendit z. Meta u prit në një takim nga Kryetari i Komisionit tëMbrojtjes në Parlamentin Gjerman,Wolfgang Hellmich me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, veçanërisht në optikën e zhvillimeve të reja,  krizës në Lindjen   e Mesme dhe pellgun  e   Mesdheut, rrezikun në rritje që vjen nga terrorizmi dhe ISIS.Z. Hellmich theksoi se parlamentet dhe komisionet e sigurisë dhe mbrojtjes luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim dhe se me zhvillimin në Shqipërigjatë   vitit   të   ardhshëm   të   Asamblesë   Parlamentare   të   NATO-s,   Shqipëria demonstron se është një aleat dhe partner i rëndësishëm në Aleancë dhe rol I saj si nje faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon është i pazëvendësueshëm.

 Meta theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të luaj këtë rol dhe se sfidat e sigurisë me të cilat po përballemi kërkojnë përgjigje të përbashkëta dhe  të koordinuara.  Hellmich   vlerësoi   bashkëpunimin   mes  dy  komisioneve   të  mbrojtjes   dhe garantoi thellimin e tij të mëtejshëm. Takim me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, z.Ralf Brauksiepe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Ralf Brauskiepe, me të cilin diskutoi për situatën   e  sigurisë,   sfidat   e   përbashkëta   në   luftën   kundër   terrorizmit   dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s.

Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për trajnimin e oficereve   të   Forcave   tona   të   Armatosura   dhe   theksoi   se   Shqipëria   do   të vazhdojë të luaj me përkushtim rolin e saj në NATO, rajon dhe sfidat e tjera globale.

Ndërsa Brauksiepe   vlerësoi   kontributin   që   Shqipëria   ka   dhënë   në operacionet në kuadër të paqes ne Bosnje, Afganistan, Irak dhe së fundmi në Mali.

“Jemi të lumtur që kemi Shqipërinë si partner të rëndësishëm në NATO, e vlerësojmë   shumë   kontributin   e   Shqipërisë   në   misionet   e   NATO-s   në Afganistan. Është kënaqësi të kesh Shqipërinë si një aleat të ngushtë në NATO. E   vlerësoj   shumë   vizitën   e   z.   Meta   dhe   po   punojmë   për   intensifikimin   e marrëdhënieve tona në të ardhmen”, – tha z. Ralf Brauksiepe në një prononcim për mediat takimit.

SHKARKO APP