(VIDEO)Sherri në Bashkinë e Gjirokastrës, këshilltari i PS godet me shishe Alikon

Mbledhja e sotme e këshillit të Bashkisë Gjirokastër është shoqëruar me tensione, pas debateve të ashpra mes përfaqësuesve të PS-së dhe PD-së.

Petrit Brahimi, këshilltar i Partisë Socialiste në Bashkinë e Gjirokastrës ka goditur me shishe uji, këshilltarin e Partisë Demokratike, Dasho Aliko.

Ky i fundit është provokuar nga këshilltari i majtë kur fliste për mungesën e investimeve në Lazarat. Brahimi ka ofenduar Alikon dhe më pas kanë nisur të ofendojnë njëritjetrin me fjalë si “legen”, “pis” etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë debatit, Aliko i ka kujtuar se ka një SMS në telefon që do t’i kushtojë shumë. Në këtë monomet, këshilltari i PS­së e ka goditur Alikon me shishe uji.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=CGD99lkC1kY&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?