Pas shkarkimit, Shukri Xhelili ndalohet nga policia

Policia ka shoqëruar ish-kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, pak pas shkarkimit të tij nga detyra.

Ndalimi vjen pas publikimit të video-skandalit në “Të Paekspozuarit” ku kryebashkiaku kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Kryetari i Bashkisë Peshkopi do të pyetet në lidhje me pozitën e tij në videoskandalin ku shfaqet duke i kërkuar një vajze 20-vjeçare favore seksuale, pas kërkesës së saj për punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmjen e djeshme, 12 maj, Policia e Shtetit ka kërkuar televizionit Ora News pamjet filmike, me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organet e hetimit kanë mbërritur në zyra e televionit për të marrë materialet përkatëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?