Pas shumë vitesh minatorët protestë në Bulqizë, duan miratimin e statusit

Pas shumë vitesh në qytetin e Bulqizës është zhvilluar një protestë nga minatorë e ish-minatorë që kanë punuar me dekada nëntokë. Minatorët e tubuar në qendër të qytetit kërkuan miratimin e statusit, një premtim ky i dhënë nga të gjitha kahet politike.

Ata shprehen se gjatë këtyre viteve janë mashtruar nga politika majtas e djathtas, duke ju premtuar se do t’ju miratonin statusin e minatorit, i cili rrit automatikisht pensionet e tyre.

Minatorët e mbledhur këtë të diel në qytetin e minatorëve fajësuan edhe sindikatat, të cilat sipas tyre i kanë braktisur dhe janë bërë palë me politikën. Ata bënë thirrje edhe kolegëve të tjerë që punojnë aktualisht, të vrasin frikën dhe t’ju bashkohen në këtë kauzë nga e cila fitojnë të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?