Pas studimeve jashtë vendit, të rinjtë punësohen pranë ministrisë së Arsimit
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar fotot e disa rinjve, të cilët kanë jetuar e studiuar jashtë vendit dhe aktualisht shërbejnë në pozicione të ndryshme pranë ministrisë që ajo drejton. Shahini thotë se këta të rinj janë vetëm një pjesë e atyre që kanë vendosur të kthehen në vendin e tyre për të kontribuar.
“Në Ministri jam e rrethuar me të rinj që kanë jetuar dhe studiuar jashtë vendit, por që kanë vendosur të kthehen në Shqipëri për të kontribuar në zhvillimin e arsimit. Sot dhe gjatë fundjavës këtë faqe këtu do ja kushtoj atyre”,-thotë ministrja Shahini.
MASR ka në përbërjen e saj një numër të lartë të diplomuarish jashtë Shqipërisë. Ata kanë kryer studime universitare dhe pasuniversitare në universitete të njohura në Evropë dhe botë. Pasi kanë kryer studimet dhe kanë jetuar për vite me radhë jashtë Shqipërisë, ata janë kthyer në Shqipëri jo vetëm për të qëndruar pranë të afërmve të tyre, por edhe për të dhënë kontributin e tyre të çmuar në vendin e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

