Pas sulmit kibernetik, miliona dhe qindra vende pune për AKSHI-in
Pasi mblodhi më shumë para seç kishte parashikuar në 6 muajt e parë të vitit, qeveria ka rishikuar Buxhetin për vitin 2022 duke rritur pritshmëritë për të ardhurat me 30 miliardë lekë. Veç një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për të kompensuar qytetarët për çmimet e larta, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për të ulur deficitin ose borxhin publik.
Më shumë fonde do përqendrohen tek Ministria e Infrastrukturës dhe AKSHI. Lekët do të shkojnë për projektet rrugore, për investimin në kanalizime si dhe një pjesë e mirë për përmirësimin e shërbimit qeveritar e-Albania. Gjithashtu administratës pritet t’i shtohen 362 punonjës ku pjesa më e madhe e tyre nevojitet në ministrinë e infrastrukturës dhe AKSHI.
Sulmi i fundit kibernetik ka bërë që qeveria të fusë në vëmendje shërbimet online dhe rritjen e nivelit te tyre mbrojtës, pas sulmit te fundit te hakerave iraniane me mbështetje nga Rusia, duke shtuar fondet por edhe stafin e akshit në mënyrë të ndjeshme.