Pas sulmit ndaj Xhafës, Rama dhe Basha bashkë në Bullgari

Në  1-vjetorin e marrëveshjes së 17 majit 2017, axhendat e dy protagonistëve të paktit të shumë diskutuar duket se do t’i bashkojë sërish Edi Ramën me Lulzim Bashën. Këtë herë vendi nuk është në Tiranë, por në Sofje të Bullgarisë.

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar që pas takimit në Paris me presidentin francez, Emanuel Macron të udhëtoj drejt Sofies. Kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në samitin e BE me kryeministrat e vendeve të rajonit. Ftesa është bërë nga Presidenti i KE, Donald Tusk.

Në Sofie këto ditë do të jetë dhe Lulzim Basha. Zyra e shtypit e PD njoftoi nisjen me urgjencë të kreut të PD-së, Lulzim Basha drejt Bullgarisë. Kryedemokrati do të marrë pjesë në takimin e Partive Popullore Europiane, pjesë e të cilave është dhe PD-ja. Sipas selisë blu, Basha do të kërkojë në PPE çeljen e negociatave të Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dukje axhendat janë të ndara, por të dy politikanët ndodhen në Bullari për një qëllim të përbashkët, që është çelja e negociatave. Të paktën kjo thuhet formalisht nga selitë e të dy partive. Nuk është çudi që në kryeqytetin bullgar rrugët e kreut të PD dhe kreut të qeverisë të takohen si “rastësisht”. Pas paktit të 17 majit të një viti më parë asgjë nuk është më tabu. Dy politikanët u takuan rregullisht një vit më parë; ndan pushtetin dhe “dashuria” zgjati derisa Edi Rama e masakroi në zgjedhje kreun e PD. Basha thotë këto kohë se nuk ka më asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Por shpesh herë nuk mungojnë zërat nga brenda PD-së që hedhin dyshime nëse pakti mes dy kryetarëve ka përfunduar, apo vijon në forma të tjera. Këtyre zërave u shtohen dhe zhvillimet e vrullshme të ditëve të fundit. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj prej një jave është vënë në qendër të sulmit nga Partia Demokratike. Informacione të besueshme thonë se sulmi është inicuar nga segmente brenda PS-së, duke përdorur PD-në.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas gjullurdisë që është krijuar në Tiranë me sulme, përgjime dhe  akuza, Edi Rama e Lulzim Basha ndodhen sonte në Sofie. Zyrtarisht janë në aktivitete të veçanta, por kanë jo pak arsye për t’u takuar. Fshehur apo në publik kjo ka pak rëndësi. Mësohet se drejt Bullgarisë ka udhëtuar dhe një biznesmen që zakonisht takon Ramën me Bashën fshehurazi e jashtë shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?