Pas takimit me Metën, Kume zbardh bisedën e zbulon hapin e radhës të Presidentit
Pas takimit që zhvilloi me Presidentin e Republikës, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe konstitucionalisti, Kristaq Kume, ka zbuluar detaje se çafër kanë diskutuar me kreun e shtetit, Ilir Meta. Ai tha se Presidenti pritet të nisë një tur me qytetarët shqiptarë, ndërsa nuk dha detaje se si kjo do të organizohet konkretisht. Sipas tij, qëndrimi kyç i presidentit konsiston në faktin se problemet tona mund t’i zgjidhë vetëm sovrani dhe jo ndërkombëtarët.
“Nëse nuk ndërhyjmë të gjithë do vuajmë kriza të herëpashershme. Presidenti na ftoi të gjithëve që të jemi pjesë e turit të tij, por ai do ti adresohet popullit për rrugët, për instrumentet që duhet përdorur për të shëndetësuar jetën demokratike në vendin tonë. Në optikën e presidentit, ne si rezultat i kësaj qeverisjeje nuk kemi arritur në pritshmëritë e dëshiruara, por kemi prodhuar probleme, që duhen të zgjidhen. Këmbënguli po ashtu, se të gjitha këto mund të zgjidhen nga ne dhe mos t’i mbajmë sytë nga ndërkombëtarë, sepse më së shumti ata mund të jenë faktorë pengues se sa zgjidhës për problemet tona.
Ky ishte qëndrimi i ppresidentit, që do të thotë se në shqiptarët të marrim në dorë fatet tona dhe të gjithë së bashku të punojmë për zgjidhjet më të mira për ne dhe për fëmijët tanë. Nuk di se cila do të jetë mënyra e organizmit aktiviteti, kjo është punë e tij, por ajo që ishte e qartë ka të bëjë që presidenti vlerëson se: është koha dhe nevoja që të komunikohet në mënyrë intensive me shqiptarët, me popullin shqiptar, me ata që kanë të drejtën dhe të ushtrojnë të drejtën e sovranit. Ky ishte qëndrimi i presidentit, aspektet organizative nuk di se si do bëhet.”-the Kume.