Pas tërmetit nuk ka shtëpi

Shtyrja e afatit të qëndrimit në hotele nuk është një veprim i mjaftueshëm për banorët e Thumanës.

Për mediat ata shprehen se nuk mund të gjejnë dot banesë me qira me bonus që ju ka dhënë bashkia e Krujës. Si zgjidhje ata propozojnë që të jetë shteti ai që do të lidhë marrëveshje me pronarët e shtëpive.

“Shteti të na gjejë shtëpi me qira”

Deri më tani nga bashkia e Krujës është siguruar qëndrimi në hotele 145 familje. 35 familje jetojnë në çadra në Krujë dhe 245 në Bubq.

Po ashtu është dërguar edhe plani i ndërtimit të pallateve në Krujë, Thumanë, Fushë-Krujë dhe Bubq.

SHKARKO APP