Pas tërmetit tek pandemia e Covid-19, ja situata në Durrës

Pas tërmetit shkatërruesit, në nëntorit të 2019, Durrësi po përjeton ditët e tij më të qeta. Këto vite, qyteti i dytë më i madh në vend për nga popullsia po përjetonte një bum turistik. Polakë, belgë, holandezë, gjermanë dhe turistë të vendeve nordike ishin kthyer ndër frekuentuesit e tij të rregullt për pushime afatgjata, pa llogaritur ata vendas.

Në 26 nëntor 2019, ky “boom” pësoi goditje të rëndë. Goditja finale për qytetin bregdetar erdhi në mars, kur u evidentua rasti i parë me koronavirus. Plazhi është i heshtur. Asgjë nuk dëgjohet përveç zhurmës së dallgëve. As zëra fëmijësh, as klientësh të rrëmujshëm në lokalet e peshkut. Të vetmit që mund të shijojnë natyrën në këtë fundjavë të izoluar janë ata që kanë shtëpi në këtë zonë.

Në vijën bregdetare të Durrësit janë rreth 200 plazhet private. Raporti mes hapësirave private dhe plazheve publike në këtë vijë është 80 me 20.  A do të ketë kosto ky distancim për pushuesit?

SHKARKO APP