Pas thirrjes së Bashës, momenti kur policia mbërrin te selia blu dhe fillon ndërhyrjen. Nis shoqërimi i protestuesve

Partia Demokratike i kërkoi ndihmë Policisë së Shtetit për të ndaluar atë që po ndodh në selinë blu. Policia i është përgjigjur pozitivisht ftesës dhe ka mbërritur në ambientet e selisë për të ndërhyrë. Ata kanë nisur shoqërimin e protetuesve.

Reagimi i policisë:

Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të  përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?