Pas Tiranës edhe në Durrës rritet çmimi i ujit, ja tarifat

Enti Rregullator i Ujit ka miratuar aplikimin e ujësjellësit të Durrësit për rritjen e tarifave të furnizimit me ujë të pijshëm për këtë qytet. Kërkesa pati marrë dhe opinionin pozitiv të Këshillit Bashkikak të Durrësit. Vendimi hyn në fuqi me 1 shtator, dhe do të zgjasë për 4 vite. Sipas vendimit të Entit rritja më e madhe është për konsumatorët familjare për të cilët një metër kub ujë do të kushtojë 70 lekë nga 61 lekë që ishte.

Tarifat e furnizimit me ujë Bashkia Durrës

Konsumator familjar ishte: 61 lekë/m3; bëhet: 70 lekë/m3
Konsumator publik ishte: 115 lekë/m3; bëhet: 120 lekë/m3
Konsumator privat ishte: 125 lekë/m3; bëhet: 130 lekë/m3
Tarife fikse 100 lekë në muaj

Swiss Digital Desktop Reklama

Tarifat e largimi të ujërave të ndotura Bashkia Durrës

Swiss Digital Mobile Reklama

Konsumator familjar ishte: 37 lekë/m3; bëhet 50 lekë/m3
Konsumator publik ishte: 54 lekë/m3; bëhet 60 lekë/m3
Konsumator privat ishte: 56 lekë/m3; bëhet 60 lekë/m3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?