Pas tragjedisë fëmijët vazhdojnë të luajnë mbi liqenin e ngrirë të Kasharit

Gjatë kohës që polumbarët kërkonin trupin e 12¬vjeçarit që u mbyt tragjikisht në rezervuarin e Mëzezit, fëmijë të tjerë janë fotografuar nga “Panorama” duke luajtur mbi liqenin e ngrirë të Kasharit.

Këta fëmijë rrezikojnë jetën e tyre duke luajtur mbi liqenin që ka ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë gjithë

Shqipërinë ditët e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën mënyrë ra në liqen i mituri, i cili po luante mbi akull me motrën e tij. Edhe pse kjo e fundit u hodh në ujë për ta shpëtuar, nuk ia doli dot.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?