Pas tre orësh shuhet zjarri në fabrikën e peshkut në Lezhë
Pas më shumë se 3 orësh është bërë e mundur shuarja e flakëve në fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë.
Në ndihmë zjarrfikësve të Lezhës u erdhën edhe zjarrfikëse nga Tirana, që u bë e mundur shuarja e flakëve.
Më herët u raportua se një prej zjarrfikësve është shoqëruar për në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore!
Si pasojë e flakëve, policia njofton se është devijuar trafiku në autostradën Lezhë-Laç dhe është zhvendosur në rrugë dytësore.
KOHA JONË SONDAZH

